Lajmi fantastik/ Vogëlushi shqiptar Alvin Berisha shpëtohet nga kampet e luftës në Siri

33

Alvin Berisha është i lirë. Pas 1 muaji plot ankth e frikë për jetën e tij, 11-vjeçari ka mundur të dalë jashtë kampit “Al Hol” në veri të Sirisë, ku mbahen të burgosur mbi 70 mijë luftëtarë të ISIS dhe të afërm të tyre. Ai mban në kokë një kapele të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, e cila ka ndihmuar ne operacionin e shpëtimit, së bashku me kryqin e kuq ndërkombëtar.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është kryer nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, nën kujdesin e qeverive të dy vendeve. Forcat speciale italiane “ROS” dhe ato shqiptare kanë shfrytëzuar një korridor humanitar për ta nxjerrë 11-vjeçarin jashtë Al Holit.

Ai ndodhet në ambasaden italiane dhe do niset drejt Italisë për t’u bashkuar me babain e tij dhe familjen.