KE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

211

14993419_10154173086716523_3975292074242861802_n

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por mbetet për t’u zbatuar reforma në drejtësi, ose Vettingu apo i njohur si ligji për vlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve”, u shpreh komisioneri per zgjerimin, Johanes Hahn.

Rekomandimi i KE do i paraqitet Këshillit të Ministrave të Europës të 27 vendeve anëtare të BE-së, në muajin dhjetor dhe do të jetë ky organi që do të vendosë përfundimisht datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Duhet që 27 vendet e Bashkimit Europian të kenë vendim unanim pasi vetëm edhe një votë e vetme do të nënkuptonte stopim të procesit.