Idea e përdorimit të vajit të ullirit në ëmbëlsira mund të tingëllojë e çuditshme, por vaji i ullirit është një produkt që i jep ëmbëlsirës shije dhe butësi.
Vaji i ullirit është i domosdoshëm për këtë ëmbëlsirë jo vetëm për shkak të aromës por edhe lagështisë dhe butësisë së nevojshme që i jep kekut.
Receta e mëposhtme e rekomanduar nga AgroWeb.org kërkon vaj ulliri cilësor e të freskët.
Nëse vajin që keni në gjendje nuk do ta përdornit në sallatë, atëherë ai nuk ka vend në këtë ëmbëlsirë.
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër (ose pak më shumë për lyerjen e tavës)
- 2 filxhanë çaji me miell
- 1 lugë çaji me kripë,
- 1 lugë çaji me pluhur pjekës (e gjeni nue markete)
- Çerek luge çaji me sodë buke,
- 300 gramë sheqer (plus dy lugë gjelle të tjera sheqer pluhur për spërkatjen përfundimtare)
- 3 vezë
- 1 lugë gjelle me lëkurë të freskët limoni
- 2 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
- 300 ml qumësht
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 200 °C.
Vendosni nue një tavë letër pjekjeje, të cilën duhet ta lyeni me pak vaj ulliri dhe miell.
Merrni një enë të thellë dhe përzieni miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe sodën e bukës.
Në një mikser hidhni sheqerin, vezët dhe lëkurën e limonit dhe përziejini për pesë minuta.
Ndërkohë që përzierja vazhdon hidhni ngadalë vajin e ullirit dhe lërini të tretet në masë për rreth 2 minuta të tjera.
Uleni shpejtësinë e mikserit dhe shtoni qumështin dhe lëngun e limonit.
Gradualisht shtoni përzierjen e miellit në enën që keni lënë mënjanë dhe përziejini deri sa të kombinohen plotësisht.
Masën kremoze hidheni në tavë me një lugë plastike dhe në sipërfaqe hidhni rreth dy lugë gjelle me sheqer pluhur.
Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet për 40 deri në 45 minuta.
Më pas hiqeni nga furra dhe me anë të thikës sigurohuni që të ktheni kekun përmbys në një pjatancë dhe ta lini të ftohet plotësisht.
Kekun mund ta ruani në një enë përkatëse të mbyllur mirë dhe në temperaturë ambienti për deri një javë.
/agroweb.org