KESH Mbulon 80% të Nevojave të Energjisë për Vitin 2024

4
DCIM100MEDIADJI_0045.JPG

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) mbuloi 80% të kërkesës për energji elektrike në Shqipëri gjatë vitit 2024.

Gjatë muajit nëntor, KESH prodhoi 315,000 MWh energji elektrike, ndërsa në dhjetor prodhimi u rrit në 407,000 MWh. Prodhimi i HEC-ve të vegjël gjithashtu shënoi rritje, duke arritur 127,000 MWh në nëntor dhe 288,000 MWh në dhjetor.

Përmirësimi i performancës dhe financave të KESH u arrit edhe falë optimizimit të procesit të shitjes dhe blerjes së energjisë. Energjia u shit me çmime më të larta gjatë orareve të pikut dhe u ble me çmime më të ulëta gjatë orëve të natës, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave dhe forcimin financiar të kompanisë.

Referenca: ata.gov.al