Shoqëri të përbashkëta fermere për rritjen e vlerës së prodhimeve bujqësore

4

Ekspertët e bujqësisë vënë theksin që fermerët të bashkohen në sipërmarrje të përbashkëta për të rritur vlerën e prodhimeve bujqësore.

Fermerët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të sjellë produktivitet të lartë.

Kjo do të vijë në ndihmë edhe për shitjen e prodhimit duke mos ngelur më stok dhe duke siguruar të ardhura më të larta për fermerin.

Për këtë është marrë një nismë nga Ministria e Bujqësisë dhe është krijuar ligji i bashkëpunimeve bujqësor, e cila do të ndihmonte fermerët për t’u bashkuar për të prodhuar produkte me kosto më të ulët.

Kur fermerët bashkohen prodhimi shtohet, sepse ka sasi më të madhe, ka cilësi më të garantuar dhe kur ka sasi më të madhe dhe cilësi më të garantuar, ka fuqi negociuese tjetër me tregun.

Në Qarkun e Korçës janë rreth 43 mijë familje fermere që merren me prodhimin e produkteve bujqësore e blegtorale.

/ata.gov.al