Këshilla/ 6 mënyra për të menaxhuar kohën kur punonjësit janë me pushime

86

Drejtuesit e bizneseve të ndryshme nuk duhet ta shikojnë periudhën kur punonjësit e tyre marrin pushimet, si një prej periudhave më të këqija të një kompanie.

Megjithatë, kjo periudhë shihet si një prej periudhave më të zymta për një numër të madh drejtuesish, edhe pse në të vërtetë s’ka përse të konsiderohet si e tillë.

Nëse një periudhë e tillë nuk menaxhohet në mënyrën siç duhet, ajo jo vetëm që do të shkaktojnë probleme të shumta te klientët por edhe grindje të shumta brenda stafit të punonjësve. Për të parandaluar krijimin e një situate të tillë burime njerëzore dhe drejtuesit mund të vënë në zbatim disa prej mënyrave të mëposhtme:

  1. Planifikim paraprak

Shumë biznese industriale i planifikojnë pushimet e stafit të tyre shumë kohë më parë sesa ata të vijnë. Kjo gjë u krijon atyre mundësinë që të dinë së kush do të jenë ata që do të jenë në punë dhe kush jo.

  1. Shtyrje pushimesh

Nëse ju drejtoni një biznes në të cilën jo të gjithë punonjësit mund të marrin pushimet gjatë festive, për shkak të llojit të biznesit, atëherë ju mund t’ia jepni atyre pushimet në nëj periudhë tjetër, atëherë kur edhe ju e dini që nuk do të keni kërkesa të shumta nga klientët dhe që do të jetë një periudhë me e qetë gjatë vitit.

  1. Punë me turne

Askush nuk do të punojë gjatë ditëve të pushimeve, sidomos gjatë festave të fundvitit, por në të njëjtën mënyrë edhe disa biznese të caktuara nuk mund të mbyllen. Në vend që të mbani në punë një person, këshillohet që ju ta ndani punën në turne, duke mos reduktuar as orët e shërbimit për konsumatorin.

  1. Punonjës me kohë të pjesshme

Nëse ju drejtoni një biznes në të cilin puna shtohet gjatë sezonit të pushimeve dhe ju e dini se një pjesë e mirë e stafit tuaj do të marrë lejen, atëherë bëni mirë që për këtë periudhë ju të merrni në punë punonjës me kohë të pjesshme.

  1. Paguajini ditët e pushimeve

Ka edhe nga ata punonjës që do të vendosnin t’i kalonin ditët e pushimeve në punë nëse ato të do të paguheshin me një vlerë më të lartë se ajo e ditëve të zakonshme. Prandaj nëse doni që biznesi juaj të funksionojë edhe gjatë pushimeve përdoreni një metodë të tillë.

  1. Nëse munden, lërini punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Lejojini punonjësve tuaj që gjatë ditëve të pushimeve të punojnë nga shtëpia, pa i detyruar ata që të vijnë në zyrë. Në këtë mënyrë ,edhe punonjësit do të jenë më të lirë që t’i shijojnë pushimet e tyre edhe pse duke punuar ndërkohë që edhe puna në kompaninë tuaj vazhdon.