Këshilla/ Çfarë duhet të dini për të qenë të suksesshëm në 2019

105

Teksa 2019 sapo ka hyrë, këshillohet të mos përqendroheni vetëm tek objektivat që i keni vendosur vetes për të arritur këtë vit, sepse në këtë mënyrë ju fokusoheni vetëm në disa pika dhe harroni çdo mundësi tjetër që mund t’ju krijohet.

Sugjerimet e mëposhtme janë dhënë nga disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm, në lidhje me ato çfarë ju duhet të dini për të qenë të suksesshëm gjatë 12 muajve të këtij viti që sapo ka ardhur.

Rekrutimi

Teknologjia, një prej faktorëve më të rëndësishëm

Në të kaluarën, rekrutimi shihej nga një perspektivë e tillë nga ana e punëdhënësve: “Ne jemi të vetmit që ju krijojmë mundësi për t’u punësuar dhe ju duhet të ndiheni me fat që punoni për kompaninë tonë”. Por në ditët e sotme, me nivelin e papunësisë që po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, situata ka ndryshuar dhe e parë nga perspektiva e punëmarrësve, ka gjithnjë e më shumë pakënaqësi për mungesën e transparencës nga ana e kompanive të ndryshme.

Kjo krijon një sfidë të vërtetë për kompanitë por në të njëtjën kohë edhe një mundësi. Teknologjia është një prej elementeve më të rëndësishme dhe që i vjen në ndihmë punëdhënësve që të rekrutojnë personat më të mirë për kompaninë e tyre. Për shembull në kompaninë J & J përdoret teknologjia HiredScore, një shërbim i inteligjencës artificiale për të gjetur se cilët janë kandidatët më të përshtatshëm në një pozicion të caktuar në kompani.

Kjo i vjen shumë në ndihmë kompanive për të përzgjedhur kandidatin e duhur por edhe personat të cilët nuk janë zgjedhur shprehen të kënaqur në lidhje me mënyrën transparente të rekrutimit të një kompanie të caktuar.

Historiku i brandit

Imagjinoni sikur ju po shisni një produkt të tillë si një palë gërshërë. Në momentin që ju doni t’i reklamoni ato nuk është e nevojshme që ju të flisni për mprehtësinë dhe për fortësinë e tyre. Sepse në ditët e sotme, kjo është një gjë që njerëzit e marrin si të mirëqenë, përpara se të blejnë një produkt të caktuar. Ajo çka është e rëndësishme për ta është historiku i kompanisë suaj, e cila do të bëjë diferencën me konkurrentët.

Rritja e fondeve

Dy kanë qenë pyetjet kryesore që investitorët u kanë bërë sipërmarrësve: Pse është i rëndësishëm produkti që ata tregtojnë dhe pse duhet të jetë pikërisht kompania juaj ajo në të cilën ne duhet të investojmë?

Nëse edhe ju doni që të jeni një prej atyre kompanive, atëherë duhet të tregoni një kujdes të veçantë kryesisht në drejtim të zhvillimit të një brandi dhe të një produkti sa më profesional dhe të suksesshëm.

Diversiteti dhe përfshirja

Nëse kompanitë duan të jenë të suksesshme dhe konkurruese në treg dhe të tërheqin disa prej talenteve më të mira, ato duhet të kuptojnë se në një prej ambienteve të punës më të suksesshme është ai ku kultura e kompanisë ka dy elemente bazikë, si përfshirja dhe diversiteti.

Blockchain

Do të kalojnë vetëm disa vite përpara se të ndodhin disa ndryshime rrënjësore si pasojë e blockchain-it dhe bitcoin-it. Për shembull sipas kompanisë Gartner, kjo mund t’i shtojë vlerës së biznesit deri në 360 miliardë dollarë deri në vitin 2026,si edhe kompanitë mund të gjejnë mënyra për të rritur gjithashtu operacionet e tyre. Por pyetja e duhur për t’u bërë në këtë drejtim është nëse kjo është përshtatshme dhe do ndikonte pozitivisht në biznesin tuaj?

Rrjetet sociale

Brandet më të njohura dikur e poziciononi veten e tyre si ekspertë, si autoritetet e vetme në industritë përkatëse apo në interesat e konsumatorëve të tyre. Por në ditët e sotme, gjithkush mund të dijë gjithçka në sajë të kërkimit në internet, në çdo kohë dhe në cilindo vend.

Është krijuar kjo paradigmë e re ku konsumatori nuk ka vetëm të drejtë por është bërë më i zgjuar se kurrë. Prandaj rrjetet sociale janë një prej mënyrave më të mira për të komunikuar me konsumatorët dhe për të marrë mendimet e tyre në lidhje me produkte të ndryshme.

Zgjidhni bashkëpunëtorët e duhur

Bizneset po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga sulmet kibernetike të cilat po bëhen të sofistikuara. Gjëja më e mirë që ju mund të bëni është që të krijoni një kulturë privatësie dhe sigurie në kompaninë tuaj duke zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur.

Automatizimi

Një mundësi për të investuar tek punonjësit

A ju ka ndodhur ndonjëherë të bisedoni me ndonjë pre miqve tuaj dhe ai t’ju shprehet me fjalët me negative për punën në të cilën është? Sigurisht që po, gjithsekujt prej nesh i ka ndodhur një gjë e tillë sidomos kur bëhet fjalë për frikën se automatizimi i industrive të ndryshme mund t’ua marrë punën punonjësve të shumtë. Inteligjenca Artificiale mund të automatizojë departamente të ndryshme brenda një kompanie dhe ajo po bëhet gjithnjë e më e fuqishme.

Por nuk duhet të harroni se, sado profesionale të jetë, Inteligjenca Artificiale nuk mund të bëhet kurrë njerëzore. Kjo do të thotë se ju duhet të investoni më shumë tek punonjësit tuaj, sidomos në atë sektorë ku Inteligjenca Artificiale nuk mund të operojë.