Keshilla/ Si të hiqni dorë përgjithmonë nga duhani dhe të jetoni shëndetshëm

159

Heqja dorë nga duhani mund të jetë një mision i vështirë, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Më poshtë do të lexoni disa këshilla për ta mposhtur këtë ves të rrezikshëm për shëndetin.

Uji dhe Ushqimet

Pini ujë të ftohtë me pipëz. Në këtë mënyrë do të zëvëndësoni refleksin thithës të cigares. Për më tepër, kështu do të lehtësohet çlirimi i dopaminës, një substance që përmirëson humorin. Ngrënia e racioneve të vogla e të shpeshta të ushqimit gjithashtu zbut dëshirën për cigare. Zgjidhni barishte dhe perime që mos të shtoni në peshë.

Përmirësime Të Menjëhershme

Mbani shënime për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj: kursimi i parave, aroma më e mirë, ndjesia e kontrollit dhe energjia.

Larja e Dhëmbëve

Me lënien e duhanit, goja nuk do të mbajë më erë të keqe. Lajini dhëmbët shpesh dhe nuk do të dëshironi të ndizni një cigare për të ndotur dhëmbët e pastër.

Qëndroni në vende ku nuk pihet duhan

Shkoni në kinema, bibleotekë apo bare ku nuk pihet duhan. Këto vende të shpërqendrojnë nga dëshira.

Jini Aktivë

Aktiviteti fizik është një shpërqendrim mjaft i mirë nga dëshira për të pirë cigare. Ecja është një alternativë por më pas mund të kryeni ushtrime dhe aktivitete të tjera.

Mbusheni Kalendarin

Në javët e para, mbusheni kalendarin me aktivitete ku duhet të merrni pjesë. Bëni plane me miqtë dhe familjen. Sa më të zënë të jeni aq më pak do të keni dëshirë të pini cigare.

Përtypuni

Në vend të cigares, përtypni një çamçakëz, karamele ose një karrotë. Mbani diçka me vete gjatë gjithë kohës.

Mos Hiqni Dorë

Kur të keni kaluar dy javët e para, do të ndiheni shumë më mirë. Por kujdes mos bini pre e tundimeve. Edhe nëse bëni një gabim mos jini të ashpër me veten. Qëndrojini zotimit tuaj.