Këshilla si të përballoni një ditë të mërzitshme pune

42

Kur puna shkon mirë dhe ju jeni të motivuar, apo thjesht jeni shumë të zënë, nuk e ndjeni sesa shpejt kalon koha. Por, kur puna ngadalësohet, apo nuk jeni shumë në humor për të punuar, duket sikur koha nuk kalon dhe ju filloni ta mbushni orarin tuaj të punës duke parë video apo lexuar artikuj të cilët nuk kanë shumë lidhje me punën tënde.

Ne të gjithë i ndiejmë këto ulje dhe ngritje në punë, por mënyra sesi e trajtojmë këtë gjendje, ka një ndikim tepër të madh në produktivitetin dhe lumturinë tuaj të përgjithshme. Në mënyrë që ta kaloni sa me lehtë këtë periudhë, duhet të bëni një plan. Shkruani dy ose tri detyrat tuaja më të rëndësishme në mënyrë që gjatë ditës të jeni të aktivizuar për realizimin e objektivave që i keni vënë vetes.

Gjatë kohës që nuk ndjeheni të motivuar për të punuar, shfrytëzojeni kohën që keni në dispozicion për të zhvilluar veten tuaj. Merrni parasysh aktivitetet e zhvillimit profesional duke i shtuar ato në planet tuaja ditore. Këtu mund të përfshini pjesëmarrjen në një konferencë, takim me ish shefin, ose ndjekjen e një klase online.

Një tjetër opsion zgjidhjeje, sesi të përballoni një ditë të mërzitshme pune, është marrja në konsideratë kolegët tuaj. Nëse, zakonisht, kur kolegët ju kërkojnë të bashkoheni me ta për drekë, ju keni thënë jo, në një ditë aspak të mirë për ju në punë, përgjigjja duhet të jetë padyshim “Po!” Ju mund të njihni bashkëpunëtorët tuaj nëpërmjet drekës, kafesë ose thjesht duke u ndalur nga zyra e tyre kur nuk jeni nxituar. Ndërtimi i raportit me kolegët, hap rrugën për një bashkëpunim më të efektshëm në të ardhmen.

Dhe së fundi, duhet të merrni në konsideratë opsionin e pushimeve!

Nga ngarkesa tepër e lartë në punë, shpeshherë nuk i lejojmë mundësinë vetes ​​për të investuar në jetën jashtë punës. Një darkë me miqtë, apo një pasdite e kaluar vetëm në shtëpi, dhe jo domosdoshmërisht një udhëtim jashtë shtetit, do ju ndihmonte për ‘të marrë frymë’ dhe për ta nisur ditën tjetër në punë, me energji të reja dhe pozitive. Duhet të theksojmë, se është shumë e rëndësishme mënyra sesi organizojmë kohën tonë, jo vetëm në punë por dhe jashtë saj, në mënyrë që të rrisim sa më shumë produktivitetin.