Kina krijon “diellin artificial”/ Prodhon energji elektrike pa dëmtuar ambientin

18

Portali shkencor Phys.org ka raportuar se Kina nisi me sukses reaktorin e saj të parë të quajtur HL-2M, i njohur ndryshe si “dielli artificial.

Reaktori, i cili është më i madhi në vend, një ditë do të jetë në gjendje të gjenerojë energji elektrike pa rrezikun e shkrirjes bërthamore ose çlirimin e gazrave serë duke shkrirë atomet në vend që t’i shkatërrojë ato.

Tokamak HL-2M, dhoma toroidale me mbështjellje magnetike filloi të ndërtohej në 2019, duke premtuar të niste reaktorin në vitin 2020.

Sipas të përditshmes kineze People’s Daily, reaktori HL-2M duhet të përballojë temperaturat që janë dhjetëfishi i temperaturës së bërthamës së Diellit, ose rreth 150 milion gradë Celsius.

“Zhvillimi i energjisë termonukleare nuk është vetëm një mënyrë për të adresuar nevojat strategjike të energjisë të Kinës, por gjithashtu një element i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të sferës energjetike të vendit dhe ekonomisë kombëtare”, tha artikulli i People’s Daily.

Tani reaktori HL-2M po punon si duhet, por nuk gjeneron energji të mjaftueshme që shkrirja termonukleare të vazhdojë. Sidoqoftë, hapi i ndërmarrë nga kinezët afron ditën kur rezultati do të arrihet akoma.

Teknologjia e ardhshme

Duhet të theksohet se Kina nuk është pronari i vetëm i një tokamak. Europa, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë teknologji të ngjashme eksperimentale, të cilat po investojnë miliarda në zhvillimin e energjisë termonukleare, duke e konsideruar këtë zgjidhjen më racionale në botën moderne.