“Kivi made in Albania”, njihuni me Petritin i cili prej 15 vitesh prodhon kivi në fermën e tij

236

Për vite të tëra punoj si emigrant në Greqi, por Petrit Gjeci u rikthye në vendin e tij dhe krijoj plantacionin me kivi në Shtyllas të Fierit.

Prej 15 vitesh që merret me prodhimin e Kivit, ai ka krijuar tanimë 3 lloje të frutit që prodhojnë në korrik, shtator dhe nëntor.

“Kemi 15 vite që e ushtrojmë këtë aktivitet. Kemi rreth 2 ha tokë.” 

Krahas kivit, ai vendosi që në fillim të vendoste edhe 3 koshere me bletë që janë të nevojshme për pjalmimin e tij, ndërsa tanimë ka arritur në 100 të tilla.

Petrit Gjeci thotë se kivin e kultivon edhe në Greqi, pasi ka marrë atje 7 hektarë tokë me qira, ndërsa shpjegon se ndihma e shtetit për fermerin në vendin fqinj është disa herë më e lartë sesa në Shqipëri.

“Atje ka tjetër sistem ka mbështetje nga shteti. Ke pikë grumbullimi. Ke financim për mbajtjen e rrënjëve” thotë ai.