Kjo vogëlushe ka shëtitur 50 shtete për 1 javë dhe është vetëm…5 muajshe

114

Harper Yeats është vogëlueshja 5 muajshe që ka shëtitur 50 shtete për një javë.

Ajo shijoi ushqimin e saj të parë të ngurtë, drithërat e orizit në Anchorage, Alaska.

Të enjten, Harper do të bëjë një ndalesë në Vermont së bashku me prindërit.

Të dielën, Harper ishte në Toledo të Ohajos (shteti i saj i 49-të). Udhëtimin e parë e bëri në qershor kur kishte vetëm 8 javë që kishte ardhur në jetë.

Prindërit nga Kanadaja, Cindy Lim dhe Tristan Yeats thanë se vendosën të përdorin pushimin e tyre prindëror për të bërë një aventurë të bukur. Para se Harper të lindte, çifti kishte qenë në 19 shtete dhe kishte planifikuar të vizitonte 31 të mbeturat.

Më 17 qershor, ata mbushën makinën e tyre me disa nga gjërat të domosdoshme të Harper-it, duke përfshirë një shtrat udhëtimi dhe lodrën e saj të preferuar, Sloth. Pastaj kaluan kufirin dhe filluan aventurën e gjatë.

“Ne nuk jemi nisur në këtë udhëtim me qëllimin për të vendosur një rekord. Kemi patur gjithmonë dëshirë të përbashkët që të vizitojmë të 50 shtetet para se Harper të lindte”, tha Cindy.

Tristan shtoi se vendimi ishte për të shijuar udhëtimin dhe kohën si familje.