Koncert e dhurata për fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë

4

Një atmosferë e ngrohtë u krijua në sallën e Arturbinës në prag të festave të fundvitit.

Artistët e së nesërmes, balerinët e Shkollës së Baletit dhe zërat e bukur të shkollës së muzikës “Servete Maçi”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhanë një koncert për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, policëve në shërbim dhe ushtarakëve.

“Një festë nga fëmijët, për fëmijët”, shkroi në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet artistik.

Ministrja tha se, ky koncert është organizuar në shenjë mirënjohjeje për punën dhe sakrificat e përditshme të efektivëve të policisë, për të siguruar jetët tona.

Për t’u shtuar buzëqeshjen, fëmijëve u janë shpërndarë edhe dhurata.

ata.gov.al