Kontrolli teknik i mjeteve në shtet/ Risitë që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve

23

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga janari 2021 nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Nga janari 2021 do të ketë disa risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve”.

• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund