Korça mahnit sërish/ Dy vajza ndërtojnë një kënd lojërash për fëmijët, e bëjnë me shpenzimet e tyre

167

Korça di gjithmonë si të të mahnisë me shembujt e saj të qytetarisë.

Dy vajza korçare kanë ndërtuar vullnetarisht një kënd lojërash për nxënësit e Shkollës “Sotir Gura” dhe banorët e kësaj zone të qytetit.

Një iniciativë e bukur e bërë me zemër nga Etleva dhe Rudina, dy vajza korçare model, për t’i dhënë jetë idesë së tyre në ndihmë të komunitetit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkia Korçë. Çfarë shembulli frymëzues!