Korçarët nuk zhgenjëjnë kurrë/ Nisma fantastike, 15 familje krijojnë kopshtet komunitare

87
Bashkia e Korçës po nxit iniciativat e bashkëpunimit social në komunitet.
Një nga nismat e fundit që ka ndërmarrë kjo bashki, është dhe krijimi i “Kopshteve komunitare” tek Parku Japonez, në 15 mijë metra katrorë, rrëzë kodrave të Korçës.
Bashkia Korçë, bën të ditur se, 15 familjet e para në Korçë kanë nisur të kultivojnë prodhime bujqësore nga më të ndryshmet, sipas dëshirës së tyre në parcela të ndara, duke krijuar oaze të gjelbra.