Korçë, restaurimi i Pazarit të Vjetër pritet ta kthejë atë në një destinacion të ri turistik

1461

13938628_1858866481008344_1178239232377265529_n

Pazari i Vjetër i Korçës është shndërruar tashmë në një pol të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe turistik të qytetit.

Pas përfundimit të projektit të restaurimit të tij, tashmë bizneset e shumta janë pozicionuar dhe do të çelin aktivitetin e tyre gjatë festave të fundvitit, duke e bërë Pazarin e Vjetër të Korçës, një destinacion të fundjavave për të gjithë shqiptarët.

I krijuar mbi 500 vjet më parë, Pazarit të Vjetër të Korçës i kishin mbetur vetëm godinat e rrënuara. Falë projektit të bashkëfinancuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ai Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me vlerë 4 milionë dollarë, u restauruan fasadat dhe çatitë e godinave karakteristike, dikur dyqane e bujtina. Në këtë pazar numërohen rreth 138 godina, Monumente kulture të kategorisë së parë, dyqane e bujtina.

Pazari i Vjetër i Korçës është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia.

15317908_1918721351689523_2955361508313098192_n 15338840_1918721131689545_2390903843259001511_n 15327316_1919677741593884_2867827765103973917_n 15319033_1917739111787747_2935049508976805766_n 15056413_1910886645806327_5690423203778643650_n 12509808_1770297516531908_6861771749198569374_n 12439515_1770325729862420_2434513796485629343_n

Burimi: ATSH