Koronarografia tashmë mund të kryhet edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës

758

Spitali-i-Shkodres-416x234

Koronarografia tashmë mund të kryhet edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Të shtunën që shkoi, u realizua koronarografia e parë në Spitalin e Shkodrës nga ekipi i mjekëve kardiologë Edvin Prifti, Roland Xhaxho dhe Luan Dragusha.

Më parë kjo ndërhyrje kryhej vetëm në Qendrën Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’, tashmë i shtohet edhe Spitali Rajonal i Shkodrës.

Koronarografia është një ekzaminim, që siguron një pamje të hollësishme të enëve që furnizojnë me gjak zemrën (arteriet koronare) nëpërmjet përdorimit të rrezeve X. Ky ekzaminim realizohet duke futur brenda trupit të pacientit përmes një porte hyrëse, zakonisht një enë gjaku që kalon në pjesën e sipërme të kofshës apo në krah, një tub plastik të gjatë, të hollë dhe fleksibël të quajtur kateter.