Krahasimi me 1 vit më parë/ INSTAT: Ekonomia u rrit me 17.89% në tremujorin e dytë

14

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 17,89 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2020.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët industri, energji dhe uji me 4,13 %, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me 4,09 %, ndërtimi me 3,42 %.

Negativisht kontribuan degët bujqësi, pyje dhe peshkim me 0,19 %. Sipas INSTAT, taksat neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +1,73 %.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 2,11 %.