Kredia për biznesin u rrit me 16%

0

Kredia për biznesin vazhdon të jetë dominuese në strukturën e portofolit të bankave shqiptare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për bizneset vitin e kaluar arriti vlerën e 217 miliardë lekëve, në rritje me 16% krahasuar me vitin 2022.

Sipas BSH-së, kredia në segmentin e biznesit përbën 64.6% të portofolit të kredisë së sektorit bankar, duke shënuar rritje krahasuar me nivelin prej 64.4% që përbënte në fund të vitit 2022.

BSH-ja bën të ditur se, portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të vitit 2023 arriti vlerën e 743.7 miliardë lekëve. Vetëm gjatë muajit dhjetor, vlera e portofolit u rrit me më shumë se 21 miliardë lekë, ndërsa me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 4.2%.

/ata.gov.al