Në Universitetin e Zagrebit, që prej ditës së djeshme është bërë pjesë e kurrikulave mësimore edhe lënda “Historia e popullit shqiptar”.
Në Fakultetin e Studimeve Kroate, u hap moduli, kësaj here si lëndë zgjedhore – Historia e popullit shqiptar, ku studentëve të historisë do t’u ligjërohet për historinë, identitetin dhe kulturën shqiptare.
Kjo lëndë do të mbahet nga profesor të njohur kroat. Prof. Joško Pavković, i cili njëkohësisht ishte edhe drejtor i Arhivit të Dubrovnikut, shtoi se lënda e historisë shqiptare është ogur i mirë për shkencën kroate në departamentin e historisë kroate dhe se ajo do të pasurohet me dije nga lënda e historisë shqiptare, e cila studentëve do tu hapë rrugë për ta kuptuar sa më mirë dimensionin shqiptar shkencor nga Iliria e deri ne ditët e sotme.