Kroçera “Silver Cloud”, 193 turistë të huaj vizituan Sarandën

1

Saranda është kthyer në destinacionin e preferuar të kroçerave në prag të çeljes së sezonit turistik.

Këtë javë në Sarandë mbërriti një tjetër kroçerë luksoze, “Silver Cloud”, e klasit B e kompanisë norvegjeze “Silversea Cruises” me 193 turistë spanjollë, amerikanë, kanadezë, australianë, etj.

Turistë e saj kanë zbritur në qytetin e Sarandës, si dhe kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit.

“Silver Cloud” është një anije luksoze e korporatës së kroçerave të lundrimit “Royal Caribbean Group”. Ajo është hedhur në lundrim në 1994 si anija e parë e Silversea.

Silver Cloud ka një kapacitet prej 296 pasagjerësh, e gjatë 157 metra dhe me një tonazh total, 16800 Gt.

Në fillim të muajit maj Saranda u vizitua edhe nga kroçera “Silver Moon” , e cila kishte 546 pasagjerë në bord nga të cilët 229 shtetas amerikanë, 174 anglezë, 65 australianë dhe të tjerët nga vende të ndryshme.

/ata.gov.al