Kualifikueset e Euro 2024, Kombëtarja me grup të plotë në stërvitje

13

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e së martës seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë.

I gjithë grupi ka mbërritur në Shtëpinë e Futbollit dhe pas një seance të shkurtër shkrythëse në palestër ka zbritur në fushë për të zhvilluan stërvitje me ngarkesë të plotë.

Këtë herë trajneri kuqezi, Silvinjo dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë.

Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe punë ka vijuar sipas programit me lojtarët që kanë zhvilluar më shumë punë me top. Skuadra do të zhvillojë edhe një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme, me stafin teknik që ka mundësi të njohë sa më mirë lojtarët dhe të përgatitet siç duhet për sfidën e parë zyrtare.

Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë më 27 mars në Varshavë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit.

/ata.gov.al