Kujdesi dentar dhe i kontrollit të syve në shkollat shqiptare, përfitojnë 270 mijë fëmijë

37

Në kuadër të Programit të Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla, fëmijët e disa shkollave përfitojnë shërbim dentar falas, pas ngritjes së kabineteve dentare ne shkolla.

Ky program nisi me 10 kabinete të reja dentare në shkollat e Tiranës dhe këtë vit zgjerohet edhe në tre qarqe, me 8 kabinete në Shkodër, në Elbasan dhe në Durrës.

Një tjetër program që po zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është programi i depistimit të shikimit.

Janë më shumë se 270 mijë fëmijë që përfitojnë nga dy programet, qoftë për sa i përket Programit të Kujdesit ndaj Shikimit, qoftë për sa i përket Programit të Kujdesit Oral.

Deri tani, mbi 82 mijë fëmijë në të gjithë vendin janë depistuar për shikimin në shkolla, nga të cilët, rreth 10 mijë prej tyre janë referuar tek mjeku specialist. Ndërsa nga Programi i Dentistrisë në shkollat e Tiranës, deri tani janë depistuar dhe trajtuar mbi 1 mijë fëmijë.