Kultivimi i Aloe Vera, sipërmarrje e suksesshme për Albi Sulon

211

Albi Sulo ka ndërmarrë një biznes, kultivimin e Aloe Vera. Ai ka ngritur një serë me 4000 rrënjë Aloe Vera, të cilat u përkasin variteteve të ndryshme.

Historia e jetës së tij dhe fakti që ka studiuar per politika bujqësore ka qenë nje shtyse për ta studiuar më tepër këtë bimë dhe për t’u marrë me këtë biznes. Ai morri pjesë në konkursin Green Ideas ku, ideja e biznesit të tij u shpall si më e mira.

Risia që Albi sjell në Shqipëri është fakti se, po e kultivon këtë bimë më tokë, ndërsa deri më tani mbillej në vazo.

Në serën e tij po kultivohet një prej llojeve të Aloe Verës me shumë vlera. Bima e Aloe Verës, përveçse ka disa varitete, ka nevojë për faktorë të ndryshëm atmosferikë.

Për tregtimin e gjetheve të bimës ai ka lidhur marrëveshje me biznese vendase, të cilat i përdorin ato për të prodhuar kremëra, scrube dhe maska.

Burimi: Business Magazine