Ja 10 kompanitë më të mira në SHBA për rekrutimin e talenteve

125

Këto 10 kompani janë më të mirat në SHBA për tërheqjen dhe punësimin e talenteve më të mirë, sipas të dhënave të LinkedIn.

1- Google

Në garën për përfitime, të pakët janë ata që mund t’ia kalojnë Google. Kompania tregohet bujare me 60,000 punonjësit e saj me tonelata ushqime, spikera A-list, masazhime në vendin e punës- edhe me benefite pas vdekjes. Kompania kujdeset shumë për lumturinë e punonjësve, duke studiuar në mënyrë rigoroze se si të ndërtojë skuadrën perfekte. Ajo nuk lejon menaxherët të marrin vendime në lidhje me punësimin e punonjësve të rinj dhe e bazon pagesën në punë, jo në rrogën kryesore të dikujt, për të mbyllur diferencën gjinore, sipas Laszlo Bock, shefit të Burimeve Njerëzore të Google.

2- Salesforce

Ndërsa po planifikonte zyrën e re në San Francisco, Salesforce mori këshilla dizenjimi nga një burim jo i zakonshëm: murgjit budistë. Ata kanë vizituar CEO-n Marc Benioff (në figurë) dhe i sugjeruan që t’u shtonte hapësira të qeta mjediseve të punës. Kështuqë Salesforce i dëgjoi, duke ndërtuar zona dhe hapësira meditimi në çdo kat të kullës së re. Provider i softuerit “cloud” e ka shumë seriozisht me mirëqënien: “punonjësit nuk mund t’i drejtojnë kosnumatorët drejt suksesit, nëse në radhë të parë nuk kujdesen dot për veten,” ka treguar Benioff për LinkedIn. Ajo mban në punë 20,000 njerëz dhe është e njohur për rritjen e lartë, pagesat mbi mesataren e tregut dhe për filantropinë. “Salesforce” ka kohë që ka ofruar kohë pushimi vullnetare nga puna, por të paguar. Vitin e kaluar e bëri nga 6 ditë pune, në 7 ditë pune.

3- Facebook

Kur konkurron për inxhinierët më të mirë- dhe një ushtri e tyre të nevojitet çdo vit- një kulturë e cila t’i sjella ata në derë, jo vetëm që është një avantazh konkurrues, por duhet të zotërohet patjetër. Facebook premton se ata njerëz të cilët janë ndërtues do të kenë shumë punë për të bërë në kompani: menaxherët “i lënë ata ta lirë” për të marrë projektet e tyre. Gjithashtu, ka shumë benefite për jetën jashtë zyrës. Vitin e kaluar, Facebook e zgjeroi programin e lejes së lindjes së paguar prej 4 muajsh te të gjithë ata që punojnë me kohë të plotë. Një e mirë tjetër: fuqia e biznesit. Të ardhurat janë rritur me më shumë se 40 % për 14 tremujorë. Ndërsa jeta e një startupi bëhet më e vështirë, më i fuqishëm bëhet apeli për të ‘zbarkuar’ në një kompani ‘parajsë’ si Facebook. Sipas periudhës së raportimit të “Top Attractors”, Facebook shënoi një rritje prej 34 % në punësimin e njerëzve të rinj në punë.

4- Apple

Vitin e kaluar, Apple prezantoi një përfitim të ri, dhënien e aksioneve me kufizim për pjesën më të madhe të 100,000 punonjësve të saj. Lëvizja, e padëgjuar më parë midis kompanive që ka një bazë të gjërë të punonjësve që paguhen sipas tarifave orare në sektorin e shitjeve me pakicë, solli entuziazëm në LinkedIn. Por janë produktet “transformuese” të Apple që kanë rëndësi në “esencën e kënaqësisë së konsmumatorëve”, ka thënë verën e kaluar shefja e Burimeve Njerëzore. Ndërsa CEO Tim Cook bën shaka se Apple “ka më shumë fshehtësi se sa CIA,” ish-punonjësit shpërthejnë në LinkedIn rreth kolegëve të talentuar dhe fleksibilitetit shumë të madh. Kompania po deiversifikohet gjithashtu: gjatë periudhës së fundit 12-mujore ka punësuar 11,000 femra, një rritje prej 65 %.

5- Amazon

Amazon kishte ambicien e të qënit “dyqani i gjithçkaje.” Tani është drejt asaj rruge, e të qënit e “gjithçkaje.” Duke qenë se aktivitetet dhe shërbimet janë të shumëllojshme: cloud-computing, prodhim pajisjesh, shpërndarje me dronë etj. nevojat e saj për të punësuar njerëz janë të ndryshme dhe kërkuese. Amazon pati disa kritika pasi ‘New York Times’ e quajti një “vend të zymtë,” një karakterizim që një inxhinier i Amazon ia vuri. Të dhënat tona tregojnë se NYT nuk pati ndonjë ndikim të madh: Aplikimet për punë në Amazon janë rritur me 25% nga viti i kaluar. Kompania u siguron paga fantastike punonjësve dhe mundësi të tilla si “Programi i Zgjedhjes së Karrierës nga Amazon” (Amazon Career Choice Program), i cili paguan 95 % të pagesave të shkollës për fushat që kanë kërkesë. Gjithashtu edhe femrat në teknologji janë të përkrahura; “Amazon Women in Engeneering” japin mentorshipe të vazhdueshme.

6- Uber

Uber, është shndërruar një prej destinacioneve të elitarëve të teknologjisë për inxhinierët, menaxherët e operacioneve dhe produkteve. Procesi i rekrutimit të Uber të bën të nxjerrësh djersë të ftohta, por ia vlen. Mund të jetë i ndryshëm për drejtuesit e pavarur të kontraktuar të makinave, por 6,700 punonjësit zyrtarë të Uber e mbështesin me entuzizazëm misionin e Uber për të ndryshuar pjesët e makinës. “Unicorni” më i vlerësuar deri më tani, me 62.5 miliardë $, Uber operon në 444 qytete rreth globit. Ndërsa ka kritikat e veta, Uber nuk e ka problem të tërheqë talentet të cilët kërkojnë të ndryshojnë botën: ajo po kërkon të transportojë jo vetëm njerëz, por gjithçka dhe është një përkrahëse e patrembur e makinave pa shofer.

7- Microsoft

Microsoft vazhdon të jetë një magnet për teknologët që kërkojnë punë. Në kampusin e saj në Redmond, Uashington, kompania ofron restorante, kafene, 37 vende për ekspres, dyqane dhe një fushë sportive. Një tjetër përfitim për kandidatët është mënyra unike e Microsoft për zhvillimin e karrierës: “një aventurë individuale,” quhet ndryshe. 118,000 punonjësit e saj inkurajohen të krijojnë rrugën që duan për veten e tyre, duke punuar për t’u bërë një specialist ose gjeneralist. Microsoft mundëson burime për karrierën si mentorimi, trajnimi dhe 2,000 programe trajnimi.

8- Tesla

Tesla ka një prej vlerësimet më të shëndosha nga opinioni publik në teknologjinë e lartë: një vlerë prej 32 miliardë $ dhe një forcë punëtore prej 13,000 njerëzish. Ajo ka rekrutuar specialistë në fushën e re të inxhinierimit për makinat pa shofer, një grup njerëzish zemrat dhe mendjet e të cilëve po ndeshen me titanë si Apple, Google dhe një dyzinë kompanish të tjera teknologjike. Duke u munduar ta bëjë ëndrrën realitet, ajo kërkon njerëz për dizajn, IT, shitje, shërbim klienti dhe rolet trandicionale të korporatave- Tesla ka më shumë se 1000 listime për punë vetëm në LinkedIn. Themeluesi Elon Musk thotë se ai preferon rregullat e kompanisë, sesa vlerat e kompanisë. Një rregull, të cilin e theksoi vitin e kaluar në një konferencë: Punonjësit, të cilëve iu duken një humbje kohe mbledhjet e punës priten të çohen e të largohen.

9- Twitter

Javë pasi u emërua CEO vjeshtën e kaluar, Jack Dorsey lajmëroi se do të jepte një të tretën e aksioneve për punonjësit- një sasi që në atë kohë vlente rreth 200 milionë $. Lëvizja e pazakontë mori shumë lëvdata në internet dhe ajo që është më e rëndësishmja, shumë festime nga punonjësit e Twitter. Që prej asaj kohe, kompania shpërndan më shumë përfitime të tjera, si për shembull, 20 javë të plota të paguara të lejes së lindjes për punonjësit me kohë të plotë. Dorsey tha për Jon Fort të CNBC se ai frymëzohet duke parë Golden State Warriors dhe lufton për të njëjtin “elektricitet” mes 3,800 punonjësve të Twitter.

10- Airbnb

Apeli për Airbnb, ka shkruar një ish-punonjës në LinkedIn, është ky: “Airbnb është një kompani udhëtimi (shumë e mirë), e cila zgjidh problemet duke përdorur iniciativat e startupeve dhe inovacionin.” Kompania është një punëdhënës shumë i kërkuar, jo vetëm sepse biznesi i tij admirohet gjerësisht, është një nga “unicorn” më të vlefshëm, por edhe për shkak të kulturës së saj, e cila nxit një sens “të përkatësisë,” ka treguar për LinkedIn kompania. Zyrat janë të pajisura me llojin e detajeve shtëpiake që çdo vizitor i Airbnb do të çmonte: ambjente pritjeje me qilima orientalë, dhoma takimi të diznejuara sipas motiveve popullore, shumë limonatë të bërë në kushte shtëpiake. Kompania shtyn punonjësit që të mos rreshtin “së qënuri të çmendur” dhe përpiqet të frymëzojë një sens aventure duke ofruar kupona udhëtimi për të përjetuar pronat e Airbnb.