Kuriozitet/ Ja vendi i parë në botë që do të ketë transport publik falas

94

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas, për të gjithë. Bëhet fjalë jo vetëm për udhëtimin me autobus. Por edhe atë me tren e tramvaj.

Biletat kushtojnë rreth 2 euro. Shumë që në një qytet të vogël mbulon pothuajse të gjithë udhëtimin. Vendimi u mor nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel. I cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.

Ky vendim vjen me qellim për të ulur trafikun dhe për të zvogëluar mbingarkimin e rrugëve nga makinat e shumta.