Pas një jave pritet ligji që heq tarifat roaming me Kosoven

124

Shqipëria do ta miratojë me ligj heqjen e “Roaming”-ut të telefonisë celulare me Kosovën.

Ky ndryshin ligjor mundëson që “Roaming” të hiqet edhe me vendet e tjera. Ai krijon hapësirën e duhur për AKEP-in, për rregullimin e tarifave të “Roaming”-ut ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të AKEP-it, Kosova është vendi me të cilin shkëmbehet më shumë trafik në “Roaming” ndërkombëtar, në vendet e rajonit, ndaj dhe heqja e tarifave me marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Kosovë do të sillte përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve.