Kuzhina “lidh” Itali-Shqipëri, ja çfarë ndodh këtë javë

213

Kuzhina italiane është nga të preferuarat e shqiptarëve dhe për këtë për të tretin vit rradhazi në Shqipëri vjen edicioni i posaçëm i saj.

Cilësia, qëndrueshmëria dhe siguria ushqimore janë pikat kyçe, që premtohen në veprimtaritë që do të zhvillohet gjatë një jave.

Veprimtaritë në kuadër të javës së kuzhinës italiane nisin nga data 19 nëntor e do të vazhdojnë deri në datën 25 nëntor, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme, por do të jetë i pranishëm edhe qarku i Marche-s, projekt që do të shpaloset edhe në Berat, Elbasan dhe në Vlorë.