“L’Agenzia di Viaggi Magazine”: Shqipëria thyen rekordin për turistët e huaj

0

Shqipëria po regjistron nivele gjithnjë e më të larta në sektorin e turizmit, të cilat kanë nxitur të ardhurat ekonomike të vendit, në 6-mujorin e parë të këtij viti,  sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “L’Agenzia di Viaggi Magazine”.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (Instat), në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ishte 3 396 932, me një rritje prej 33%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për bilancin e pagesave tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e vizitorëve të huaj që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë kanë arritur në total 1,55 miliardë euro.

Shqipëria ka rezultuar si një nga destinacionet turistike më të preferuara këtë vit

Për Bankën e Shqipërisë, shpenzimet për udhëtime jashtë vendit janë rritur me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë shpenzimet e të huajve arritën në 930 milionë euro, me një rritje prej gati 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

/ata.gov.al