Lajm i mirë/ 7 të shëruar 24 orët e fundit, mes tyre dy mjekë

38

Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithsej janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës.

Me shtatë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.