A e dini se…

20

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit zënë 61,8 % të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT, në periudhën janar-qershor eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,4 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 31,4 % të vëllimit, Turqia me 7,9 %, Greqia me 7 % dhe Gjermania me 6,6 %.

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Kosova dhe Spanja.

Referuar treguesve të INSTAT, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia, Turqia dhe Kina.