Një tjetër lajm i mirë. Edhe 9 persona të tjerë në Shqipëri janë shëruar nga COVID-19.
Deri tani 85 persona kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë.
Një ditë më parë u dha lajmi se edhe një çift i moshuar nga Korça që erdhën në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar u shëruan nga COVID-19.
Nënë Sanija dhe Gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, janë plot 78 dhe 79 vjeç.