Gruaja nga Korça bën 600 maska për spitalin në Greqi, kur e pyesin për çmimin befasohen të gjithë

94

Një vajzë nga Korça e cila jeton në Greqi prej 21 vitesh, Elona Agolli ka bërë një gjest mjaft human për vendin ku ajo jeton. Ajo ka një rrobaqepësi të vetën në qytetin e Grevenës dhe spitali i kërkoi asaj të qepte 600 maska.

Elona e ka pranuar këtë gjë dhe pa ngurruar fare iu fut punës. Kur i ka dorëzuar spitalit porosinë dhe kur u pyet për çmimin ajo u shpreh se i ka bërë falas. Ky veprim i ka lënë pafjalë të gjithë përfshirë edhe drejtuesit e spitalit ku ajo i dorëzoi këto maska.

Ajo është falenderuar personalisht edhe nga presidentja greke. Bravo vajzë!