Lajm i mirë për udhëtarët/ Nga 28 marsi, Tirana do të ketë fluturime direkte me këtë shtet

98

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton fillimin e fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas, duke filluar nga data 28 Mars 2021. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 të pasdites duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.

Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore.