Lajm i mirë! Peshkaqenët mund të kurojnë parkinsonin

30

“Një ilaç i bërë nga një kimik i gjetur tek peshkaqenët, mund të jetë një trajtim i ri për sëmundjen e parkinsonit”, besojnë shkencëtarët.

Substanca kimike, e quajtur ENT-01, përmban një formë sintetike të squalaminës, një përbërje e prodhuar në mëlçinë e peshkaqenit,që shërben për ta ndaluar atë të marrë infeksione.

Squalamina mund të reduktojë prodhimin e proteinave në tru që shkaktojnë shenjat treguese të Parkinsonit, të tilla si ngurtësi dhe dridhje.

Kjo çështje po trajtohet me vëmendje të madhe  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të parë nëse përbërja e peshkaqenëve mund t’i zhvendoste këto proteina të dëmshme nga qelizat në tru.