Lajmi i mirë/ Dyfishohen eksportet “Made in Albania” drejt tregjeve ndërkombëtare

55

Ekonomia shqiptare po vijon rimëkëmbjen me ritme të shpejta, pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë globale.

Pas rritjes me 39 miliardë lekë të të ardhurave në buxhet, edhe eksportet “Made in Albania” drejt tregjeve ndërkombëtare janë thuajse dyfishuar në gjysmën e parë të këtij viti.

INSTAT publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme sipas të cilit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 177 miliardë lekë, duke u rritur me 40,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 354 miliardë lekë, duke u rritur me 30,5 %, krahasuar me një vit më parë.