LAJMI I MIRË/ Mbërrijnë në Shqipëri edhe 25 mijë doza të tjera vaksinash

17

Në vendin tonë kanë mbërritur sot edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik.

Procesi i vaksinimit do të vijojë të intensifikohet, ndërsa në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave anti-Covid.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.