Lajmi i mirë/ Shqipëria, e para në qeverisjen dixhitale. Lë pas të gjithë vendet e Rajonit

16

Shqipëria është shteti më i vlerësuar në Ballkanin Perëndimor për qeverisjen dixhitale. Vlerësimi vjen nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në raportin e këtij viti.

Në renditje, lëmë pas dhe vende që kanë hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Klasifikimi vijon me Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

Numri i lartë i shërbimeve që ofrohen në portalin e-Albania, si dhe transparenca ishin dy nga treguesit që e pozicionuan Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për qeverisjen dixhitale.

Qeverisja dixhitale është një tregues shumë i rëndësishëm i mirëqënies së një vendi. Kjo sepse qytetarët i marrin në mënyrë automatike shërbimet online duke ulur korrupsionin dhe duke shpëtuar nga zyrtarët e korruptuar dhe duke kursyer shumë kohë. Vendet perëndimore dhe ato të mirëqeverisura nuk mund të mendohen pa qeverisjen dixhitale