Lamtumirë ekranit të thyer, krijohet xhami më i fortë se diamanti

38

Shumë shpejt nuk do të kemi më nevojë për mbrojtëse për celularët tanë, pasi shkencëtarët kanë krijuar një xham që është më i fortë se diamanti.

Kërkuesit shkencorë të Universitetit Jilin, në Kinë, kanë prodhuar një xham karboni, që reziston ndaj temperaturave shumë të larta dhe goditjeve të forta.

Gjeokimisti Yingwei Fei tha se një shpikje e tillë do të ndihmojë edhe më shumë avancimin e teknologjisë.

“Krijimi i një xhami kaq rezistent do t’i hapë derën aplikacioneve të reja”, tha ai.