LeapIn Tirana 2019, konferenca që do bëjë bashkë 15 folës nga fusha të ndryshme

208

A keni ëndërruar ndonjëherë të jeni pjesë e një konference të stilit ndërkombëtar? Po sikur të kesh në CV-in tënde një certifikatë si një pjesëmarrës i një konference të njohur si LEAP, organizuar nga Leadership Development Association Albania and Kosovo.

Konferenca LEAP në Tiranë është një konferencë e madhe që do të bëjë bashkë 15 folës nga fusha të ndryshme. Folësit e LEAP janë individë të njohur, të cilët kanë pasur sukses në fusha të ndryshme si: sipërmarrja, politika, arti, arsimi, kultura, aktrimi, gazetaria, televizioni etj.

LEAP fjalë për fjalë do të thotë mësim (Learn), angazhim (Engage), veprim (Act), përparim (Progress) dhe synon të sjellë së bashku në një samit të gjatë e interesant disa folës motivues, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre të jetës dhe do të motivojnë të rinjtë për të arritur qëllimet e tyre. Një pjesë e rëndësishme e samitit LEAP do të jetë krijimi i modelit  në lidhje me përfshirjen qytetare dhe se si angazhimi për rininë do të përmirësojë të ardhmen e tyre dhe do të bëjë përparim në gjeneratat e ardhshme.

Ky është viti i tretë që organizohet LEAP në Tiranë, por kjo konferencë premton të jetë  inovative dhe plot surpriza. A nuk është interesante të dëgjosh historinë e sipërmarrësve të rinj që rrezikuan me ide inovative në tregun tonë? Gjithashtu, është e domosdoshme të jesh një dëgjues aktiv në tema si të folurit publik, vetë-përmirësimit, politikës, inovacionit dhe marketingut, që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e të rinjve.

Të gjitha sfidat me të cilat një i ri mund të ballafaqohet sot me qëllim që të ketë sukses, do të ndahen nga folësit me publikun. Në fund të këtij samiti ju do të keni një pikëpamje më optimiste drejt suksesit, progresit dhe mundësive që mund të gjenden në vendin tonë.

Disa nga folësit që iu bashkuan ftesës për LEAP në Tiranë janë:

  • Ermal Peci – “Vrapim pas pasionit, punë drejt suksesit “.
  • Visjan Ukcenaj – “Të ecësh vetëm në jetë përmes punës”.
  • Rezart Prifti – “Si të motivosh të rinjtë për të arritur potencialin e tyre në jetë?”
  • Arjeta Dhima – “Të folurit publik: një folës I mirë lind apo bëhesh?”
  • Tomi Kallanxhi – “Frika nga dështimi pengon suksesin”.
  • Viol Xhafaj – “Të jesh një student që punon, historia ime”.
  • Rudina Dembacaj – “Femra në karrierë: të udhëheqësh përmes humorit”.
  • Keti Gjipali – “Rrugëtimi I AGOG marketing, një histori e sfidave drejt suksesit.
  • Genti Selenica – “Si të krijosh një biznes inovativ në Shqipëri?”

Moderator i eventit do të jetë Arbër Cepani.

Nëse nuk doni të humbni mundësinë që të bëheni pjesë e këtij samiti të rrallë LEAP, bashkohuni me ne më 23 shkurt, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, në Tirana Business Park. Çdo pjesëmarrës do të tërheqë një çertifikatë online nga LEAP dhe Leadership Development Association Albania and Kosovo.

Për më shumë lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen, klikoni linqet e mëposhtme:

https://www.eventbrite.com/e/leapin-tirana-2019-tickets-56410653784?ref=enivte001&invite=MTU5MDcwNDIvcGMuYWxiYW5pYUBsZGFuZXR3b3JrLmNvbS8w%0A&utm_source=eb_email&utm_medium=email&utm_campaign=invitemodernv2&utm_term=attend

https://www.facebook.com/events/2551322318229729/