Lezhë/ U shërben 10 mijë banorëve, nis puna për ndërtimin e rrugës Balldren-Bend

41

Pas 20 vitesh ka nisur puna për ndërtimin e rrugës Balldren-Bend në qarkun e Lezhës.

Rreth 10 mijë banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave do të përfitojnë direkt nga rikonstruksioni i kësaj rruge.

E gjithë rruga prej 19,3 km, që kalon në qendrën e banuar të Torovicës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.