Vazhdon puna për rikualifikimin e aksit rrugor bypass Fier-rrethrrotullimi i Kolonjës

23

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vazhdon punën për rikualifikimin e segmentit rrugor bypass Fier-rrethrrotullimi i Kolonjës.

Makineri të rënda po bëjnë sheshimin e asfaltit në njërën pjesë të kësaj rruge dhe mjete të tjera, po punojnë për bazën e rrugës dhe riveshjen e saj me asfal.

“Në segmentin rrugor bypass Fier-rrethrrotullimi i Kolonjës vazhdojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe riveshjes”, njofton ARRSH.