Ligji i veçantë/ Nuk mund të bëhesh danez nëse nuk ‘shtrëngon’ duart

115

Danimarka shquhet si nje shtet miqësor dhe me njerez të dashur.

Sakandar Khan, i lindur në Afganistan, 30 vjeç, ishte ndër nëntë qytetarët e parë danezë të cilët u shtrënguan duart me ministren e emigracionit të Danimarkës, sipas një ligji të ri që bën një shtrëngim duarsh, hapin përfundimtar në procesin e natyralizimit.

Qeveria thotë se shtrëngimi i duarve është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe vlerave daneze dhe askush që refuzon, nuk mund të jetë danez.

“Nëse nuk i shtrëngoni duart, nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të jesh danez, sepse në Danimarkë kemi barazi dhe kjo është diçka që gjeneratat para nesh kanë luftuar për ta arritur”, tha ministrja e Imigracionit Inger Stojberg, e cila udhëhoqi ceremoninë e parë.

Ceremonia e shtrëngimit do të kryhet nga kryetarët dhe nënkryetarët e komunave ku jetojnë emigrantët, ndonëse jo të gjithë janë të kënaqur.