Magjepsen irlandezët: Shqipëria, minierë ari e turizmit

16

Shqipëria bën pjesë në gjashtë vendet e Europës Lindore që konsiderohen miniera të pashfrytëzuara të arit për turizmin, shkruan Luke Rix-Standing, i faqes së njohur irlandeze Xposé.ie.

E renditur e katërta mes Estonisë, Malit të Zi, Bullgarisë Rumanisë dhe Letonisë, ku çuditërisht mungon Greqia, po sipas Luke Rix-Standing ”Shqipëria duhet të vizitohet përpara se të jetë shumë e zënë”.

”Ndoshta, sekreti më i mirëruajtur i Europës, padrejtësisht e penalizuar për sa i përket numrit të turistëve, Shqipëria krenohet me peizazhet e saj malore, rrënojat e gërshetuara me romanticizmin dhe një bregdet që rivalizon cilindo bregdet tjetër mesdhetar.

E ashtuquajtura Riviera Shqiptare nuk ka shumë resorte, por njihet për plazhet e shumta dhe gatimet e fshatit, ndërsa përralloret Bjeshkët e Namuna ofrojnë terrene marshimi të nivelit të lartë, nën një pyllnajë të dendur. Strukur mes majash të larta, atje shtrihen copëza vendesh të trashëgimisë botërore, përfshirë qytetin e Butrintit dhe atë mesjetar të Gjirokastrës.

Nën thundrën e komunizmit deri në fillim të viteve ’90, udhëtarët e botës ende i njohin shumë pak hijeshitë e Shqipërisë, megjithatë, në këtë epokë Instagrami ku po jetojmë, themi se s’do të vonojnë edhe shumë”, përfundon Xposé.ie.