Makina fluturuese, del në shitje në tetor

330

Një makinë fluturuese do të dalë në shitje për klientët në SHBA muajin e ardhshëm. Transfuzioni i Terrafugia është modeli i parë që do të jetë në dispozicion për fluturim. Shitjet do të nisin në muajin tetor.

Nuk ka ende informacion për çmimet por kompania thotë se do të jenë të ngjashme me një makinë super luksoze. Blerësit potencialë  natyrisht duhet të kenë një patentë shoferi rrugor dhe duhet të certifikohen për të fluturuar me një avion të lehtë.

TF-X dotë ketë kapacitet për katër persona. Motori  është i aftë për ngritje vertikale dhe ulje direkte, që do të thotë se nuk ka nevojë për një pistë për  tu nisur. Konvertimi i makinës në një avion nuk vonon  më shumë se një minutë.

TF-X do të kontrollohet gjerësisht nga kompjuteri. Pronarët do të para programojnë një rrugë në automjet dhe ajo do të marrë atë drejtim automatikisht.

Automjeti do të ketë mundësi të pilotohet gjithashtu gjysmë manualisht. TF-X do të pajiset me parashutë në rast se diçka shkon keq.