Mali “ylber”, perla botërore e turizmit që u zbulua nga shkrirja e borës

55

Peru-ja është një vend që gjatë këtyre viteve ka tërhequr miliona vizitorë nga e gjithë bota, me Machu Pichu-n që renditet si atraksioni kryesor turistik.

Mirëpo, në 2015 një mrekulli e re gjeologjike i është shtuar listës së vendeve që duhen vizituar patjetër.

Vinicunca ose ndryshe i njohur si Mali i Ylberit u zbulua katër vite më parë, teksa dëbora që e mbulonte atë u shkri duke zbuluar kështu një bukuri natyrore marramendëse.

E formuar prej kushteve atmosferike, atyre të mjedisit dhe depozitat sedimentare gjatë kohës, mali ka krijuar një efekt të mrekullueshëm me ngjyrosje të shtresuara prej ari, livando, të kuqe dhe jeshile të cilat ngjiten deri në qiell.

I konsideruar si një vend i shenjtë në Peru, mali është kthyer në një pikë kryesore për vizitorët e huaj dhe është tashmë atraksioni i dytë më i vizituar në rajonin Kusko, falë agjentëve të udhëtimit dhe postimeve në Instagram.