Manastiri i Ardenicës kthehet në atraksion turistik, mahnit të huajt

47

Manastiri i Ardenicës është kthyer në një atraksion turistik për turistët e huaj gjatë kësaj vere. Ata shprehen të mahnitur me strukturën e ruajtur të objektit të kultit që është ndërtuar, që në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit.

Manastiri i Ardenicës ndodhet në pjesën jugore të Myzeqesë, në një kodër me lartësi 237 metra mbi nivelin e detit. Prej tij dallohen qartë Mali i Tomorit, Divjaka e laguna edhe me tëj në Jug, dallohet ishulli i Sazanit dhe Karaburuni. Ndërtimi i tij mendohet se zë fill në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit edhe pse më herët ka ekzistuar një kishës e vogël. Ndërsa, sot ky manastir falë strukturës arkitektonike që është ruajtur ndër shekuj është shndërruar në një atraksion të rëndësishëm për turistët e huaj edhe vendas. Turistët shprehen se ky objekt kulti është i rëndësishëm për më mësuar më shumë për historinë edhe kulturën e hershme shqiptare, e cila vijon që të ruhet deri në ditët e sotme

“Kam lexuar se është një vend fetar shumë i rëndësishëm i rajonit këtu në Myzeqe, që është përdorur për nevoja të ndryshme gjatë historisë së pasluftës. Madje ka qenë edhe burg, por nga fundi i regjimit komunist u përdor për çështje turizmi edhe u restaurua. Kështu unë kam vizituar një kishë shumë të vjetër edhe më vjen mirë që janë të ruajtura kaq mirë ikonostasi edhe pjesët e tjera përbërëse të këtij manastiri”, shprehet turistja.

Gjatë kësaj ndalese në manastir, numrin më të madh të vizitorëve e zinin turistët francezë. Ata fillimisht janë njohur nëpërmjet guidave elektronike me këtë manastir, ndërsa pas ndalesës që kanë bërë nga afër shprehen të mahnitur nga konservimi dhe ruajtja e objektit religjioz.

“Jam shumë e lumtur që vizitova një vend kaq të vjetër edhe me arkitekturë të realizuar edhe me afreske, që vështirë se i kam parë herë tjetër në jetën time. Edhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu edhe na ka pëlqyer shumë. Është java jonë e parë në Shqipëri edhe kemi vizituar Valbonën, beratin e më pas në guidën tonë turistike kemi pasur edhe Ardenicës. Jemi të mahnitur nga kjo Shqipëri kaq e bukur”, thotë më tej turistja franceze.

Ndërsa, dera e manastirit që qëndron mbyllur ka kthyer mbrapsht edhe shumë vizitorë, për shkak se ata nuk kanë dijeni, që për ta vizituar këtë objekt kulti duhet që të thërrasësh rojën.