VIDEO/ A doni të shihni LIVE folenë e lejlekut në Gjirokastër? Kliko këtu

32
Foleja e lejlekut (Ciconia ciconia) në Gjirokastër ka marrë jo pak herë vëmendjen e mediave kombëtare, duke i mundësuar publikut të gjerë të shijojë pamjet që këta shpendë të mrekullueshëm ofrojnë.
Tanimë, falë teknologjisë dhe inovacionit, në këtë link https://youtu.be/ED-tdBsXsqY, çdokush mund të shijojë në kohë reale veprimtarinë ditore të familjes së lejlekëve, si dhe të 30 çifteve të harabelit spanjoll (Passer hispaniolensis), të cilët kanë ndërtuar shtëpizat e tyre pranë folesë më të famshme të lejlekëve në Shqipëri.
Transmetimi në kohë reale, i ndërmarrë për herë të parë në vend pranë një foleje lejlekësh, i ofron ekspertëve të PPNEA një mori të dhënash me anë të të cilave mund të studiojnë në detaje sjelljen e këtyre shpendëve të mrekullueshëm gjatë sezonit të folezimit.
Në vijim, sa herë do të dëshironi të hidhni një sy brenda folesë së lejlekëve, kërkoni në platformën youtube me fjalët kyçe “PPNEA White stork” dhe klikoni videon ku gjendet simboli live.
Deri sa fluturimi për mbijetesë të fillojë, lejlekët i kemi vetëm një klikim larg!/PPNEA