Maratona e Tiranës më 7 tetor, 18 çmime për fituesit

246

Maratona e Tiranës që do të mbahet për të tretin vit radhazi në kryeqytet në datën 7 tetor është një mundësi e mirë jo vetëm për të provuar veten fizikisht, por edhe për të përfituar financiarisht. Do të jenë plotë 18 çmime që do të shpërblehen në përfundim të kësaj gare e cila do të organizohet në tre kategori: “Half Marathon” që i dedikohet profesionistëve, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht amatorët dhe “WE Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Më konkretisht fituesit e kategorisë “Half Marathon”, që është edhe gara më e gjatë dhe më e vështirë do të ketë një shpërblim financiar prej 2500 euro për secilën gjini. Ndërkohë që fituesit e vendit të dytë do të kenë 1500 euro për secilën gjini dhe vendi i tretë do ketë mundësi të marrë nga 1000 euro.

Por edhe fituesit e kategorisë “Tirana 10K” do të kenë gjithashtu shpërblim financiar. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të përfitojë 1500 euro, çmimi i dytë 750 euro për secilën gjini dhe çmimi i tretë nga 500 euro.

Kategoria e tretë ku do të garohet në këtë maratonë është edhe “WE Too”, e cila i dedikohet personave me aftësi ndryshe. Organizatorët kanë menduar që edhe për këtë kategori të ketë 5 çmime, nga 3 për secilën gjini. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të jetë 750 euro, çmimi i dytë 650 euro dhe çmimi i tretë 500 euro për secilën gjini.

 

Burimi: Top Channel